Zgjidhet përfundimisht e ardhmja e Morata-s, ja sa arkëton Milani

- Bota Sot

Zgjidhet përfundimisht e ardhmja e Morata-s, ja sa arkëton Milani

Alvaro Morata është pranë firmës me klubin italian Como.

Pas një vere të mbushur me negociata të ndërlikuara, më në fund palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe transferimi i sulmuesit spanjoll është drejt finalizimit. Cesc Fabregas është gati ta mirëpresë bashkëkombësin e tij për të forcuar repartin ofensiv.

Morata, i cili ishte në pronësi të Milanit, por i huazuar te Galatasaray, do të transferohet te Como në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Operacioni parashikon pagesën prej 1 milion eurosh për huazimin dhe 9 milionë të tjera për blerjen përfundimtare nga ana e Comos.

Në këtë marrëveshje, është përfshirë edhe Galatasaray, që do të përfitojë 5 milionë euro si dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të huazimit: 3 milionë të garantuara dhe 2 milionë si bonuse të mundshme.

Për Morata-n është gati një kontratë katërvjeçare që do ta mbajë të lidhur me klubin e Como-s deri në vitin 2029.

Një përforcim me shumë përvojë për ekipin e drejtuar nga Fabregas, që synon të bëjë një paraqitje dinjitoze në elitën e futbollit italian.



Read it all at Bota Sot