Derbi në Tetovë

- Bota Sot

Derbi në Tetovë

Nesër edhe zyrtarisht nis sezoni i ri garues 2025/26 në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Ky sezon hapet me derbin që do të luhet në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit. Kampionët në fuqi do të kërkojnë të mbrojnë titullin këtë sezon, teksa skuadra e Jeton Beqirit do të jetë më e ngarkuar së paku deri në dhjetor, pasi do të luaj edhe në grupet e Kupave të Europës, në kampionat dhe në Kupën vendore.

Debutues në këtë sezon do të jetë Arsimi i Çegranit, përderisa pas 17 viteve në elitë rikthehet edhe Bashkimi i Kumanovës. Skuadra e Shkupit para fillimit të këtij sezoni po përballet me shumë vështirisë dhe probleme brenda klubit, ku nuk dihet se si do të vijojnë punët në vijim.

Risi në këtë sezon të Ligës së Parë është se ndeshjet do të luhen të gjitha në transmetim direkt në televizion dhe me sistem VAR, teksa të njejtat do të jenë të ndara në orar më të zgjëruar nga e premtja deri të hënën.

Në këtë situatë, Shkëndija – Shkupi është ndeshja hapëse që luhet të premten nga ora 17:00, ndërsa në të njejtin ditë nga ora 20:00 është programuar dueli Vardari – Pelisteri. Të shtunën do të luhen ndeshjet Bashkimi – Arsimi dhe Struga – Makedonija Gjorçe Petrov, ndërsa të dielën zhvillohet vetëm një ndeshje ndërmjet Tikveshit dhe Rabotniçkit.

Xhiroja e parë mbyllet të hënën me takimin Sileksi – Brera nga ora 17:30.



Read it all at Bota Sot