Man United ka vënë në shënjestër mbrojtësin 40 milionësh të Serie A

- Bota Sot

Man United ka vënë në shënjestër mbrojtësin 40 milionësh të Serie A

Manchester United ka dërguar skautë për të ndjekur mbrojtësin e Fiorentinës, Pietro Comuzzo, ndërsa klubi po vlerëson një transferim gjatë verës. 

Sipas Tuttosport, United ka dërguar skautë në Itali për të parë në veprim Comuzzon gjatë fazës përgatitore, së bashku me Sunderland dhe Bournemouth. 

Vlera e mbrojtësit është rreth 40 milionë euro pas një sezoni të shkëlqyer ku ka luajtur 33 ndeshje në Serie A. 

Comuzzo thuhet se është i përqendruar për të qëndruar te Fiorentina këtë sezon dhe nuk po mendon për një largim nga klubi..

Megjithatë, United ka shfaqur interes të madh për 20-vjeçarin dhe ndoshta po ndjek zhvillimet e tij me synimin për një lëvizje në të ardhmen. Ai ka kontratë deri në vitin 2029. 

Manchester United  në ndërkohë po finalizon përgatitjet për sezonin e ri. 

Së fundmi, ata do të përballen me Fiorentinën të shtunën, një mundësi që mund të lejojë edhe biseda rreth Comuzzos.



Read it all at Bota Sot