SC Gjilani merr dy lojtarë në ekipin e parë nga grupmoshat e reja

- Bota Sot

SC Gjilani merr dy lojtarë në ekipin e parë nga grupmoshat e reja

Sport Club Gjilani ka njoftuar se dy futbollistë të talentuar nga grupmoshat e akademisë sonë, Ermal Sadiku dhe Leart Kerqeli, janë bashkuar zyrtarisht me ekipin e parë.

Të dy futbollistët kanë kaluar me sukses të gjitha fazat zhvillimore në kuadër të shkollës sonë të futbollit, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe potencial të jashtëzakonshëm.

Sadiku, 18 vjeçar, i cili luan në pozitën e mesfushorit, dhe Kerqeli (19), sulmues krahu, kanë qenë pjesë aktive e fazës përgatitore të ekipit të parë që nga dita e parë, përfshirë edhe kampin veror të zhvilluar në Bansko.

Kjo është një dëshmi konkrete e filozofisë së klubit tonë për të kultivuar dhe promovuar talentet e brendshme, duke u ofruar mundësi reale për afirmim në nivelin më të lartë të garave.

Bashkimi i Sadikut dhe Kerqelit me ekipin e parë është një motiv shtesë për të gjithë të rinjtë e Shkollës së Futbollit Gjilani që të vazhdojnë të punojnë fort dhe me pasion drejt realizimit të ëndrrave të tyre sportive.



Read it all at Bota Sot