25-vjeçari rikthehet te ish-skuadra

- Bota Sot

25-vjeçari rikthehet te ish-skuadra

 Alessandro Ahmetaj ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

25-vjeçari i cili në Superiore me Egnatia ia doli të fitonte 4 trofe është zyrtarizuar te ekipi i ri. Me rrogozhinasit fitoi 2 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Superkupë.

Ahmetaj do të jetë pjesë e ND Gorica. Në fakt për të është një rikthim pasi ka qenë pjesë e sllovenëve edhe disa sezone më parë.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi slloven, i cili i uron 25-vjeçarit suksese në aventurën e tij të dytë. Siç dihet ND Gorica luan në ligën e dytë sllovene dhe Ahmetaj do të tentojë të ndihmojë klubin për ngjitjen një kategori më lart.



Read it all at Bota Sot