Serbi i dënuari për vrasje u arratis nga paraburgimi në Mitrovicë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve - ja detajet

- Bota Sot

Serbi i dënuari për vrasje u arratis nga paraburgimi në Mitrovicë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve - ja detajet

Serbi Gjorgje Radomiroviq është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut pasditen e së enjtes, rreth orës 15:45.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet, të cilat menjëherë kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi.

Policia e Kosovës ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur pika të shumta statike kontrolli në të gjithë zonën veriore të vendit dhe duke zhvilluar kontrolle intensive fizike përreth objektit të paraburgimit.

“Në këtë kohë, ne ende jemi në kërkim të personit në fjalë, ndërsa janë angazhuar edhe njësi të specializuara, përfshirë njësinë policore me qen (K9),” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim gjatë operacionit dhe të ndihmojnë hetimet duke raportuar çdo informacion të mundshëm për të arratisurin në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt të policisë.

Detajet mbi identitetin e të arratisurit dhe veprën penale për të cilën po mbahej në paraburgim janë paraqitur në dokumentin e bashkangjitur me njoftimin zyrtar.



Read it all at Bota Sot