Një tjetër nënshkrim shumë milionësh në Premier League: Manchester United ka përfunduar marrëveshjen për blerjen e sulmuesit slloven të RB Leipzig, Benjamin Sesko, për 73.7 milionë stërlina (66.3 milionë stërlina tarifë fikse, pjesa tjetër në bonuse), ekuivalente me 85 milionë euro.
Sulmuesi 22-vjeçar, i cili ishte gjithashtu një objektiv i Neëcastle, tani do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të nënshkruajë dhe të transferohet në “Old Trafford”.
Ardhja e Seskos e liron Hojlund, i cili është në shënjestër të Milanit dhe Romës.
United, në këtë dritare transferimi të shënuar nga shifra rekord edhe për Premier League, duke shpenzuar deri më tani 130 milionë stërlina për Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo.