Ramadani drejt largimit nga Lecce

- Bota Sot

Ramadani drejt largimit nga Lecce

Pas dy sezonesh me Leccen, Ylber Ramadani po mendon seriozisht për një ndryshim të rëndësishëm në karrierë.

Sipas raportimeve nga media të ndryshme, oferta nga Arabia Saudite kanë bërë që mesfushori shqiptar të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Serie A.

Ramadani, i cili ka qenë një nga elementët më konstantë në mesfushën e Lecces, është joshur nga kushtet ekonomike tepër të favorshme që ofrojnë klubet saudite.

Megjithëse për momentin gjithçka është në kuadër të një hipoteze, zërat për një “divorc” të mundshëm me klubin italian janë shtuar ndjeshëm në ditët e fundit.

Për të lejuar largimin e Ramadanit, Lecce kërkon jo më pak se 10 milionë euro, një shumë e përballueshme për klubet arabe që janë të gatshme të investojnë fuqishëm.

Mesfushori ka kontratë me klubin salentin deri në verën e vitit 2026, por kjo nuk shihet si pengesë, pasi në fund, gjithçka do të varet nga vetë dëshira e lojtarit.

Përveç interesimit nga Lindja e Mesme, 29-vjeçari ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve europiane, duke e kthyer situatën në një garë të hapur për shërbimet e tij.



Read it all at Bota Sot