Muriel tashmë edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Burrelit.
Brazliani ka mbyllur aventurën e tij me matjanë pas 2 vitesh qëqndrimi në Burrel.
Klubi e ka falenderuar mbrojtësin për kontributin e dhënë, ndërsa i ka uruar suksese në vazhdim.
“KF Burreli njofton largimin e qendërmbrojtësit Muriel, i cili pas dy sezonesh pjesë e skuadrës sonë, mbyll këtu rrugëtimin e tij me fanellen tone
Gjatë këtyre dy viteve, Muriel ka qenë një nga shtyllat e rëndësishëm per skuadren dhe në repartin difensiv, duke dhënë një kontribut të vlefshëm me përkushtim dhe profesionalizëm të vazhdueshëm.
Klubi e falënderon për punën dhe angazhimin e treguar dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës”, ka shkruar klubi. Kujtojmë se 26-vjeçari do të vazhdojë karrierëm te Ferronikeli.