Kosova nuk ka futboll për Becalin, por Drita gati e la pa fjalë ekipin e tij rumun

- Bota Sot

Kosova nuk ka futboll për Becalin, por Drita gati e la pa fjalë ekipin e tij rumun

Drita e Gjilanit tregon zemër të madhe në Bukuresht, por fati sportiv ia ktheu shpinën duke pësuar humbjen në çastet e fundit (3:2) me Steaua-n, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve të Europa League në futboll.

Humbje minimale për kampionin e Kosovës, por që i jep forcë për sfidën e kthimit pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova nuk ka futboll për presidentin e klubit rumun, Gigi Becali, por Drita e kryetrajnerit Zekirja Ramadanit gati e la pa fjalë ekipin e tij në mes të Bukureshtit. 

Futbollisti Veton Tusha ka shënuar në minutën e 7-të. 

Arb Manaj në minutën e 50-të dyfishon (0:2) epërsinë e Dritës.

Vendasit arritën që të ngushtojnë rezultatin në minutën e 64-të. 

Futbollisti Daniel Birligea shënoi në portën e portierit Faton Maloku.

Në minutën e 72-të Daniel Graovac ka barazuar rezultatin 2:2. 

Në minutën e 90+4, Daniel Birligea realizoi nga penalltia për 3>2 nga ana tjetër fati sportiv e tradhtoi Dritën.



Read it all at Bota Sot