Ballkani i Therandës e ka mposhtur me rezultat 1:0 Shamrock Rovers-in nga Republika e Irlandës, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve të Conference League.
Atmosferë e mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa Ballkani falë lojës së mirë arriti edhe rezultat të favorshëm.
Futbollisti Sunday Adetunji është kreator i fitores së skuadrës së Ballkanit.
Sunday Adetunji ka realizuar në minutën e 56-të, gol që mjaftoi për fitoren e therandasve në takimin e parë.
Megjithatë, Ballkanin e pret sfidë e vështirë në takimin e kthimit në konak te Shamrock Rovers-it.