Ronaldo me het-trik në miqësoren ndaj ekipit portugez

- Bota Sot

Ronaldo me het-trik në miqësoren ndaj ekipit portugez

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer për Al Nassr në ndeshjen miqësore ndaj ekipit portugez, Rio Ave.

Al Nassr triumfoi 4:0 ndaj Rio Ave, kurse ylli portugez kompletoi hat-trikun,.

Simakan fillimisht kaloi ekipin arab në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes.

E më pas ishte spektakli i Ronaldos.

Fillimisht ai dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të.

Në të 63-tën ai shënoi për 3:0, kurse pesë minuta më vonë nga penalltia e kompletoi hat-trikun e tij dhe epilogun e këtij takimi, 4:0.



Read it all at Bota Sot