Kastrati ndryshon formacionin,

- Bota Sot

Kastrati ndryshon formacionin,

Goditja e madhe e Vllaznisë dhe ndoshta e gjithë ekipeve të Superiores këtë verë ishte zyrtarizimi i Lirim Kastratit si futbollisti më i ri i kuqebluve ditën e mërkurë.

Sulmuesi nga Hogoshti do të jetë pjesë e kuqebluve për një sezon dhe pritet të shtojë shumë kualitet në skuadër.I konsideruar para pak vitesh si e ardhmja e futbollit shqiptar, Kastrati ka milituar edhe me ekipe elitë të futbollit europian si Dinamo Zagreb apo Legia Varshavë. Duke pasur kështu një eksperiencë të konsiderueshme dhe që mund t’i shërbejë shumë skuadrës së Martinit.

Po ashtu, me afrimin e 26-vjeçarit, formacioni i 9 herë kampionëve të vendit ndryshon, ku mën-gjërashi mund të luajë si në skemën 3-5-2, që preferon më së shumti Martini, duke formuar kështu një dyshe me të vërtetë të “frikshme” në ofensivë së bashku me Balaj.

Por, Kastrati po ashtu mund të përshtatet edhe në skemat 3-4-3 apo 4-3-3, duke u aktivizuar si sulmues krahu, pozicion që është edhe i preferuari për ish-futbollistin e Videoton në edicionin e fundit.

Patjetër, te Vllaznia janë shumë të gëzuar për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, e cila u punua në “prapaskenë” nga shkodranët dhe lajmi doli vetëm në orët e fundit para zyrtarizimit nga vetë klubi kuqeblu. Me Kastratin si afrim, Vllaznia tregon qartë edhe ambiciet që kanë shkodranët këtë edicion.

Ku ekipi i drejtuar nga Martini patjetër do të synojë drejt titullit kampion. Megjithëse, siç e ka pranuar edhe vetë trajneri shkodran, skuadra pritet të kompletohet edhe me elementë të tjerë, sidomos në mesfushë, ku emri më afër nënkampionëve të vendit tonë momentalisht është ai i Sherif Kallakut, me fushëkrujasin që me shumë mundësi në edicionin 2025-26 do të jetë pjesë e ekipit



Read it all at Bota Sot