Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Muslija ka firmosur kontratë me ekipin nga Bundesliga 2. Fortuna Dusseldorfi.
27-vjeçari ka firmosur kontratë një vjeçare deri në fund të këtij sezoni.
Ai do ta bartë fanellën me numër 24 te skuadra gjermane.
Kujtojmë që ky largim vjen për shkak të minutazhit të vogël te skuadra e Freiburgut.