Jorge Jesus për Joao Felix:

- Bota Sot

Jorge Jesus për Joao Felix:

 

Pas fitores së thellë 4-0 në miqësore kundër Rio Ave, Jorge Jesus shprehu kënaqësinë me performancën e ekipit të tij, Al Nassr dhe shfrytëzoi rastin për të lavdëruar Cristiano Ronaldon dhe Joao Felixin, lojtarët kryesorë të mbrëmjes. I intervistuar nga Canal 11, trajneri portugez theksoi rëndësinë e kapitenit portugez dhe mirëkuptimin e tij në rritje me Felix.

“Cristiano është një fenomen. Ky stadium ishte plot vetëm për të. Pa të, nuk do të kishte qenë askush atje.

Efekti që ai ka te lojtarët e rinj është mbresëlënës. Ai nuk ka nevojë për shumë raste për të shënuar. Ai donte t’ia linte penalltinë Mané-s, por pastaj vendosi të gjuante”.

Jesus theksoi progresin e dyshes sulmuese:

“Edhe pse e njohin njëri-tjetrin prej kohësh, tani luajnë më shumë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. João është rritur shumë fizikisht, taktikisht dhe teknikisht. Ai po gjen ekuilibrin e tij, si të gjithë ne”.

Trajneri zbuloi gjithashtu sfondin e mbërritjes së ish-lojtarit të AC Milan, Barcelonës, Atlético dhe Chelsea: “Vitin e kaluar, kur isha te Al Hilal, u përpoqa ta nënshkruaja. Ai nuk pranoi. Këtë vit, e telefonova menjëherë dhe një muaj më vonë, ai mbërriti. Ai bëri zgjedhjen e duhur: këtu, ose luan, ose… luan. Pa jetë nate, pa shpërqendrime”.



Read it all at Bota Sot