Asllani projektohet titullar kundër Monacos

- Bota Sot

Asllani projektohet titullar kundër Monacos

Pas ndeshjes stërvitore të brendshme ndaj skuadrës U23, Interi i Cristian Chivus rikthehet sot në fushë për një miqësore prestigjioze kundër Monacos. Takimi do të luhet në orën 20:00, në stadiumin historik “Louis II” të Monte Carlos, dhe përbën provën e parë të nivelit të lartë në prag të debutimit në Serie A, që do të ndodhë pas 17 ditësh ndaj Torinos.

Trajneri rumun, në sezonin e tij të parë si drejtues i fazës përgatitore të Interit, nuk do të ketë në dispozicion disa titullarë: Davide Frattesi (në fazë rikuperimi pas operacionit), Yann Bisseck (i dëmtuar), Josep Martinez (probleme me shpinën), Piotr Zielinski dhe Tomas Palacios.

Sipas Tuttosport, Chivu pritet të nisë me skemën 3-5-2. Në portë Yann Sommer, në mbrojtje Benjamin Pavard, Francesco Acerbi dhe Alessandro Bastoni. Në krahë do të aktivizohen Denzel Dumfries dhe Federico Dimarco, ndërsa në mesfushë Kristjan Asllani do të jetë regjisori, i mbështetur nga Nicolò Barella dhe Henrikh Mkhitaryan. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Lautaro Martinez, Marcus Thuram.

Në pjesën e dytë, mund të ketë kalim në skemën 3-4-2-1, për të testuar variante taktike dhe për t’i dhënë minuta lojtarëve nga stoli.

Formacionet e mundshme

Monaco (4-4-2): Kohn; Teze, Dier, Maëissa, Caio Henrique; Minamino, Zakaria, Camara, Golovin; Biereth, Balogun.

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.



Read it all at Bota Sot