Napoli transferon Gutierrezin nga Girona, do të paguajë 20 milionë euro

- Bota Sot

Napoli transferon Gutierrezin nga Girona, do të paguajë 20 milionë euro

Miguel Gutierrez do të jetë përforcimi i ri i Napolit. Sipas Sky Sport, klubi italian ka arritur akordin me Gironën për blerjen e mbrojtësit të majtë spanjoll, i lindur në vitin 2001.

Mbetet vetëm të finalizohen disa detaje të fundit me lojtarin, i cili ka dhënë tashmë miratimin për t’u bashkuar me skuadrën e trajnerit Antonio Conte.

I formuar në akademinë e Real Madrid, Gutierrez do të transferohet për një shumë rreth 20 milionë euro, ndërsa do të nënshkruajë një kontratë që i garanton 2 milionë euro neto në sezon.

Pas këtij operacioni, drejtori sportiv Mauro Manna pritet të fokusohet te një tjetër objektiv nga La Liga: mbrojtësi i djathtë spanjoll Juanlu Sanchez i Sevillas.



Read it all at Bota Sot