De Gea refuzoi një ofertë pas largimit nga Man Utd për shkak të besnikërisë ndaj klubit

- Bota Sot

De Gea refuzoi një ofertë pas largimit nga Man Utd për shkak të besnikërisë ndaj klubit

Ish-portieri i Manchester United, David De Gea, thuhet se ka refuzuar disa oferta nga klube të tjera pasi u largua nga ‘Djajtë e Kuq’ në korrik të vitit 2023. 

34-vjeçari do të rikthehet në ‘Old Trafford’ këtë të shtunë me ekipin e tij aktual, Fiorentina, në kuadër të një ndeshje miqësore.  

Spanjolli kaloi 12 vite te Manchester United, pasi u transferua nga Atletico Madrid në vitin 2011 nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, dhe fitoi Ligën Premier, Kupën FA, Ligën e Evropës dhe dy herë Carabao Cup gjatë qëndrimit të tij në klub. 

Pas plot 545 paraqitjesh, më së shumti nga çdo portier dhe i shtati në listën e përgjithshme të paraqitjeve për klubin, ai u largua pas përfundimit të kontratës në vitin 2023. 

Befasisht, De Gea qëndroi 13 muaj pa klub, derisa iu bashkua Fiorentinës në verën e vitit 2024. 

Ai gjithashtu ka treguar se kishte marrë disa oferta, të cilat i kishte refuzuar nga besnikëria ndaj Manchester United. 

Në atë kohë, raportimet sugjeronin se edhe Neëcastle United kishte interes për ta transferuar spanjollin. 

“Kam refuzuar oferta nga Anglia sepse, pas kaq shumë vitesh në një klub si Manchester United, ndjen që nuk dëshiron të luash për asnjë tjetër aty”. 

“E doja vetëm Unitedin, dhe megjithëse është e vërtetë që mora oferta nga klube angleze, e dija që do të ishte e pamundur për mua të vishja ndonjë fanellë tjetër”, ka thënë De Gea.



Read it all at Bota Sot