Broja është gati

- Bota Sot

Broja është gati

Armando Broja është gati për t’iu bashkuar klubit të Bërnlit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare kishte qenë parimisht dakord që në ditën e parë kur Çelsi gjeti akordin me klubin që e kërkonte, për të bërë të mundur këtë lëvizje.

Mediat raportuan se ai kishte kryer edhe një pjesë të detyrueshme të vizitave mjekësore për të bërë të mundur hapjen e negociatave mes palëve. Sot, BBC ka bërë të ditur se Broja ka kaluar tre ditët e fundit duke menduar mirë për këtë aventurë të re dhe duke vendosur klauzolat në marrëveshjen personale me klubin që është ngjitur nga Championship.

Të njëjtat burme thonë se tashmë ai është gati për të finalizuar maarrveshjen, me zyrtarizmin e saj që pritet brenda 24 orëve të ardhshme dhe prezantimin gjatë fundjavës.

Kësisoj, për Brojën nis një kapitull i ri i rëndësishëm në karrierën e tij si profesionist, i pari pa qenë më nën varësinë dhe tutelën e kontratës me Çelsin.



Read it all at Bota Sot