Borussia-Juventus, ndeshja e fundit e Mats Hummels!
Ndeshja e së dielës, Borussia Dortmund-Juventus, nuk do të jetë vetëm një miqësore prestigjioze, por edhe ndeshja e fundit e Mats Hummels si lojtar.
Mbrojtësi gjerman, një figurë kyçe për verdhezinjtë për pjesën më të madhe të karrierës së tij, do të bëjë një paraqitje të fundit për Borussian, duke luajtur për disa minuta dhe më pas duke përshëndetur tifozët dhe ish-shokët e ekipit.
Do të jetë një ditë feste për kapitenin historik të Dortmundit, që ka vendosur që ti thotë lamtumirë futbollit të luajtur.