Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, nuk mundi të ruante dot epërsinë me dy gola kundër Steauas së Bukureshtit.
Këta të fundit përmbysën ndeshjen në shifrat 3:2, duke lënë pas eliminimin e hidhur nga Shkëndija. Daniel Birligea e kishte të vështirë të kontrollonte emocionet e tij pas ndeshjes, teksa i është dashur pak kohë për të marrë veten dhe për të folur me gazetarët e pranishëm.
Ai ka thënë se në javët e fundit lojtarët kanë menduar se nuk dinin të luanin më futboll, prandaj një moment si ky i duhej me patjetër.
"Kishte shumë emocione. Gjëja më e rëndësishme ishte që fituam, por na duhej një fitore.
Në javët e fundit, menduam se nuk dinim më të luanim futboll. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë.
Në pjesën e dytë, u zgjuam nga letargjia dhe ishte e qartë se erdhëm me një përgatitje të ndryshme mendore, më shumë agresivitet, luftuam si ekip.
Duhet të shohim pjesën e dytë dhe të bëjmë të njëjtën gjë në të ardhmen. Na duhej vërtet një moment si ky, të gjithë u përpoqëm të bënim çmos për të ndryshuar diçka. Diçka ka ndryshuar, por duhet të vazhdojmë të punojmë.
Kemi potencial, mund t’i trembim të gjitha ekipet, por për momentin po trembim vetëm veten”, ka deklaruar Daniel Birligea.