Nuk respektuan kontrollet antidoping, UEFA dënon Lamin Jamal dhe Levandovskin. Supergjobë dhe pezullim për Hansi Flik

- Bota Sot

Nuk respektuan kontrollet antidoping, UEFA dënon Lamin Jamal dhe Levandovskin. Supergjobë dhe pezullim për Hansi Flik

Lamin Jamal dhe Robert Levandovski janë ndëshkuar nga UEFA pasi nuk kanë respektuar rregulloret e kontrolleve antidoping.

Të dy yjet e Barcelonës, kanë marrë një gjobë pasi nuk kanë ndjekur udhëzimet e UEFA-s pas një ndeshje ndërkombëtare të luajtur me katalanasit në sezonin e kaluar.

Sipas informacionit të dhënë nga UEFA, të dy lojtarët nuk kanë shkuar në mënyrë të menjëhershme në vendin zyrtare të kontrollit antidoping pas sinjalizimit, siç kërkojnë normat, e kësisoj, kanë marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh secili.

Ndërkohë, trajneri Hansi Flik ka marrë një gjobë prej 20 mijë eurosh dhe është pezulluar për një ndeshje në kompeticionet e UEFA-s për shkak të sjelljes së papërshtatshme. I njëjti ndëshkim është dhënë edhe për ndihmësin e tij, Markus Sorg.



Read it all at Bota Sot