Kingsley Coman shkon në Arabi?

- Bota Sot

Kingsley Coman shkon në Arabi?

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në Arabinë Saudite.

Në Mynih nuk janë kundër shitjes së tij, sidomos nëse bëhet fjalë për një shifër që i kalon 40 mln eurot. Francezi është heroi i finales së 2020, kur Bayern fitoi Champions League kundër PSG.

Paga e tij bruto vjetore është 16,5 mln euro, barrë që Bayern do që ta heqë sa më shpejt.

Problemi është se bavarezët nuk janë aq efikasë sa për të gjetur zëvendësues të francezit.



Read it all at Bota Sot