Interi fiton me përmbysje

- Bota Sot

Interi fiton me përmbysje

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme para nisjes zyrtare të sezonit, duke triumfuar 2-1 në fushën e Monacos pas një përmbysjeje të madhe.

Miqësorja në “Stade Louis II” u zhvillua nën hijen e një episodi vendimtar në minutën e 35-të, kur Hakan Calhanoglu u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë zikaltërit me një lojtar më pak.

Sfida kishte nisur keq për ekipin italian, me Monacon që kaloi në avantazh pas më pak se dy minutash falë golit të Akliouche. Sommer u tregua vendimtar në pjesën e parë me disa pritje të rëndësishme, duke mbajtur të gjallë shpresat e skuadrës.

Në minutën e 60-të, Lautaro Martinez – i shërbyer në thellësi nga Bastoni – kaloi me mjeshtëri Kehrer dhe shënoi golin e barazimit. Dhjetë minuta para fundit, një gabim i mbrojtjes së Monacos në nisje të aksionit u shfrytëzua nga Bonny, i cili mori topin në mesfushë, u hodh në sulm dhe shënoi me qetësi për 2-1.



Read it all at Bota Sot