Misionin për mbrojtjen e titullit në kampionat e nisim me fitore Shkëndija e Tetovës dhe tre pikë, duke triumfuar përballë Shkupit me rezultat 5:1 në xhiron e parë të sezonit të ri garues në Maqedoninë e Veriut.
Dueli i luajtur në Tetovë kaloi nën dominimin e kuqezinjëve, ku realizuam plot 5 gola në rrjetën e mysafirëve nga kryeqyteti. Florent Ramadani, Zejnullai, dy herë Ibraimi dhe Latifi ishin autor të golave në triumfin e sotëm.
Trajneri Jeton Beqiri flet pas ndeshjes me Shkupin
…start me fitore…
Jeton Beqiri: “Jam i gëzuar me tre pikëshin, ku pas atyre ndeshjeve europiane, ishte shumë e rëndësishme që në kampionat të fillojmë me tre pikë. Na i lehtësoj situata e Shkupit që nuk janë të organizuar dhe unë do të doja që të ishte një derbi i vërtetë. Por, ne duhet të shikojmë punët tona, normalisht na i lehtësoj edhe situata e kartonit të kuq. Megjithatë asnjë ndeshje nuk është e lehtë, nuk mund të shënojshë tre pikëshin para se të luhet ndeshja. Jam i kënaqur me rezultatin, por kam shumë vërejte dhe pakënaqësi në momente të lojës.”
…pakënaqësitë…
Jeton Beqiri: “Dua që futbollistët e rinj, të cilët të marrin mundësi që të luajnë, ta kuptojnë se përfaqësojnë një klub shumë serioz. Duhet ta kuptojnë se duhet të tregojnë më shumë seriozitet dhe personalitet. Dhe normalisht duhet të kenë dëshirë shumë më të madhe për fitore se sa në ndeshjen e sotme.”
…model për të rinjtë Ibraimi, Zejnullai…
Jeton Beqiri: “Besoj që në futboll nuk është asgjë rastësisht. As futbollist nuk njoh që ka bërë karrierë ose ka fituar tituj ose ka bërë suksese rastësisht. Do të thotë ne i kemi shembujt e suksesit në mesin tonë dhe vetëm duhet të punojnë shumë, të jenë shumë të urritur. Ne si staf dhe Shkëndija ua jep mundësinë, ku do të kenë akoma mundësi, por duhet të jenë më shumë të urritur, shumë më serioz dhe shumë më shumë të besojnë tek vetja dhe tek ajo që përfaqësojnë”.
…rotacioni në formacion…
Jeton Beqiri: “Unë jam i kënaqur me fitoren, është e rëndësishme që ne ndonjëherë kemi rotacione, pasi do të kemi edhe kartona, do të kemi edhe lëndime. Por, për mua kampionati është më i rëndësishëm se gjithçka, pavarësisht se ne bëjmë maksimumin në Europë, pavarësisht se ne do të respektojmë edhe Kupën e Maqedonisë, por kampionati është diçka që të jep dhe të bën atë që je për momentin”.
…fitorja e lartë…
Jeton Beqiri: “Nuk lodhem shumë në aspektin e golavarazhit, pasi për mua shumë e rëndësishme është që ekipi të fitojë dhe të fitohen tre pikët. Më shumë jam i brengosur dhe i hidhëruar me pranimin e golit se sa me mos shënimin e rasteve. Rastet normalisht se edhe humben, por ne duhet të tregojmë një stabilitet shumë serioz gjatë ndeshjes, si në aspektin ofanziv dhe atë defanziv, për shkak se unë mendoj se ekipi që është më solid në 33 xhiro, ai ekip fiton kampionatin”.