Aventurë e re për Sherif Kallakun

- Bota Sot

Aventurë e re për Sherif Kallakun

Sherif Kallaku është rikthyer në Kategorinë Superiore pasi u largua nga Sepsi OSK Sf. Gheorghe.

Mesfushori 27-vjeçar është përforcimi më i ri i Vllaznisë në këtë merkato verore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqeblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

"KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027. 

Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik", njofton KF Vllaznia.



Read it all at Bota Sot