Prapaskenat

- Bota Sot

Prapaskenat

Thomas Muller vazhdon karrierën e tij të jashtëzakonshme. Bavarezi do të luajë tani për Vankuver Uajtkeps në MLS. Klubi kanadez e konfirmoi këtë të mërkurën.

Tani zbulohet: kampioni  i botës mund të kishte përfunduar në një kontinent krejt tjetër.

Në një intervistë për “Kicker”, Aleksander Baumjohan, ish-bashkëlojtar i Mylerit te Bajerni dhe aktualisht drejtor sportiv i Sidnej FC, zbuloi se një transferim në Australi ishte në diskutim për një periudhë kohe. Gjermani deklaroi: “Këmbyem mesazhe dhe telefonata gjatë Kupës së Botës për Klube.

Dhe në një moment, ia paraqita projektin tonë përmes një thirrjeje në ‘Zoom’. Që nga ai moment, ishim në kontakt të rregullt me të dhe me agjentin e tij.”

Baumjohan është i vetëdijshëm: “Është e qartë që A-Liga nuk është në radar për shumicën e lojtarëve, por kisha ndjesinë që ai e konsideroi seriozisht ofertën tonë. Të paktën pas prezantimit tonë. Dhe gjithashtu u impresionua nga ajo që po bëjmë këtu.” Drejtori sportiv mori mbështetje për ndërmjetësimin edhe nga Manuel Nojer. Portieri dhe Baumjohan njihen që nga koha te Shalke 04.

Baumjohan punon në Sidnej që nga viti 2023 dhe vitin e kaluar solli në Australi ish-yllin e Bajernit, Duglas Costa. Megjithatë, në vend që të nisej drejt aventurës australiane, Myler zgjodhi pyjet e gjera të Kanadasë.

Ai e refuzoi mundësinë për të kaluar te Sidnej. Baumjohan: “Më telefonoi para një jave e gjysmë dhe më tregoi vendimin e tij. Është një dëshmi tjetër për karakterin e Tomas që më kontaktoi personalisht dhe më tha sa shumë ishte impresionuar.”

Sipas informacioneve nga BILD dhe SPORT BILD, Myler ka nënshkruar një kontratë një vit e gjysmë, nga e cila pritet të përfitojë rreth 6.6 milionë euro.



Read it all at Bota Sot