Nuk kanë fund shqetësimet për yllin spanjoll të Mançester Sitit, Rodri, i cili ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, teksa do të qëndrojë jashtë fushave, të paktën deri në mesin e shtatorit.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Sitit, Pep Guardiola, i cili në një prononcim të dhënë së fundmi, në lidhje me mesfushorin spanjoll u shpreh:
“Rodri po përmirësohet, por pati një dëmtim të madh kundër Al Hilal.
Ai është stërvitur më mirë dhe shpresojmë që pas pushimit ndërkombëtar ai të jetë vërtet në formë”.