Tifozët e Dinamo së Zagrebit shfaqën koreografinë sonte në mbrëmje për nder të 30-vjetorit të operacionit ushtarak “Stuhia”.
Kjo u shfaq në ndeshjen mes Dinamos dhe Vukovarit, në takimin e javës së dytë të kampionatit kroat.
Sipër koreografisë janë tekstet nga kënga e fitores Stuhia” e kënduar nga Marko Perkoviç - Thompson
Kjo serbët i ka çartur.
Media serbe “Kurir” shkruan mes të tjera: “Tifozët e Dinamo së Zagrebit, “Bad Blue Boys”, performuan me koreografi me një tank kundër Vukovarit në Maksimir për të shënuar tridhjetëvjetorin e "Stuhisë"”.