Trump tha se do të ketë shkëmbim territoresh Ukrainë-Rusi, vjen reagimi i Zelenskyt

- Bota Sot

Trump tha se do të ketë shkëmbim territoresh Ukrainë-Rusi, vjen reagimi i Zelenskyt

Në një deklaratë të fortë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se çdo vendim që merret pa pjesëmarrjen e Ukrainës është një akt kundër paqes dhe se këto vendime janë të destinuara të dështojnë.

“Janë vendime të vdekura; nuk do të funksionojnë kurrë”, tha ai.

Lideri ukrainas nënvizoi gjithashtu se përgjigjja për çështjen territoriale të Ukrainës është e qartë dhe e garantuar në Kushtetutën e vendit, duke theksuar se askush nuk do të tërhiqet nga kjo dhe as nuk ka mundësi.

“Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesve,” deklaroi presidenti.

Këto fjalë vijnë në një kohë kur diskutimet ndërkombëtare për statusin e territoreve të diskutueshme vazhdojnë, duke theksuar qëndrimin e palëkundur të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë ditës së djeshme se do të ketë shkëmbim territoresh mes Ukrainës dhe Rusisë për të ndalur luftën 3-vjeçare. 



Read it all at Bota Sot