Rrahmani largon euforinë

- Bota Sot

Rrahmani largon euforinë

“Këto ditë po bëjmë ende punë fizike, por po insistojmë edhe në aspektin taktik, atë që duhet për t’i përgatitur si duhet ndeshjet, – tha mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, për mikrofonat e “Radio CRC”.

Ndeshja Napoli-Brest? Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbulimin e kundërshtarëve, t’i ndjekim më mirë. Duhet të përmirësohemi, të shënojmë më shumë gola dhe të jemi më kërcënues në sulm. Natyrisht duhet të kemi parasysh lodhjen nga stërvitjet e ashpra gjatë përgatitjeve parasezonale”.

Për fazën mbrojtëse, kapiteni i Kosovës nënvizoi më tej: “Varet nga sa jemi të përqendruar, sa të fortë në duele dhe sa presion ushtron skuadra lart. Kur e gjithë skuadra shtyn fort dhe lart, për ne mbrojtësit bëhet më e lehtë”.

Disa fjalë për aspektin personal: “Ndihem mirë si duet me Beukema, është një lojtar që kupton atë që i thuhet. Është shumë i zgjuar dhe i mësuar mirë me stilin tonë të lojës. Më ka kërkuar këshilla, natyrisht, edhe pse trajneri i jep udhëzime në dhomën e videos e në stërvitje. Ne përpiqemi të gjithë ta ndihmojmë çdo shok skuadre, të jemi efektivë dhe të mbrojmë mirë.

Ende po bëjmë një fazë atletike, por po përgatisim edhe ndeshjen Napoli-Girona nga ana taktike. Është një skuadër shumë e fortë, që luan futboll të mirë dhe ka lojtarë cilësorë. Po përpiqemi ta përgatisim ndeshjen sa më mirë”.

Për sezonin e ri, kapiteni dardan shtoi: “Do të jetë një sezon i vështirë, sepse do të kemi shumë ndeshje, por duhet të jemi të përgatitur. Secili prej nesh është gati të luajë shumë ndeshje brenda një sezoni, punojmë çdo ditë pikërisht për këtë arsye.

Kemi një dhomë zhveshjeje me djem të mirë. Nuk kemi vetëm një lider, të gjithë përpiqemi t’i ndihmojmë blerjet e reja që vijnë këtu”.



Read it all at Bota Sot