Portieri është i detyruar të ikë nga PSG-ja

- Bota Sot

Portieri është i detyruar të ikë nga PSG-ja

Xhianluxhi Donaruma praktikisht është i detyruar të largohet nga Parisi.

Kjo, përderisa klubi kampion i Francës dhe i Europës, ka mbyllur marrëveshjen për rreth 40 milionë euro, që do të sjellë në kryeqytetin francez, Lukas Shevalier, nga Lilë.

Në këto kushte, portieri i Kombëtares italiane vërtet mund të ketë hyrë në listën me 30 kandidatë për “Topin e Artë 2025” – si dhe në garë për çmimin “Yashin” si portieri më i mirë -, por milionat që Al-Khelaifi po paguan për Shevalier tregojnë qartë se Paris SG ka plane të tjera për të ardhmen. Kontrata e gardianit italian, që ishte vendimtar në fitoren e Champions League, skadon në vitin 2026 dhe negociatat për rinovim janë në ngërç total.

Largimi, pra, duket gjithnjë e më i mundshëm, por kampionët francezë duhet të marrin një vendim kyç për mënyrën sesi do të ndodhë: të përpiqen të përfitojnë financiarisht në këtë merkato, ose të presin skadimin e natyrshëm të kontratës, duke e mbajtur edhe për një vit, por duke e humbur më pas me parametër zero. E sigurt është që Donnarummas nuk i mungojnë admiruesit. Në fillim u përfol për Chelsea, por pistat më të nxehta aktualisht janë ato që e çojnë te dy kusdrat e Mançesterit, Junaitid dhe Siti.

Nëse prej kohësh dihet admirimi i “Djajve të kuq” për cilësitë e Donarumas, nga ana tjetër nuk është sekret as që Pep Guardiola e vlerëson shumë portierin italian. Edhe pse klubi nga “Etihad” ka investuar së fundi në rikthimin e Xhejms Traford, i rritur në akademinë e Sitit, para se të kalonte te Bërnli në vitin 2023, mundësia për ta pasur në skuadër Xhixhion e tundon fort. Nëse PSG do të pranonte një shifër jo të lartë (25-30 milionë euro), anglezët mund të hidheshin menjëherë në sulm.

Përndryshe do të fillonin manovrat për ta siguruar si lojtar të lirë. Edhe pse duhet thënë se 12 milionë euro si pagë neto në sezon, është pengesa e madhe që për momentin mund t’i trembë të gjithë pretendentët e Donarumas.



Read it all at Bota Sot