Modriç: Dashuria për futbollin dhe pasioni më mbajnë ende në fushë

- Bota Sot

Modriç: Dashuria për futbollin dhe pasioni më mbajnë ende në fushë

Mesfushori kroat Luka Modriç ka folur për motivimin e tij dhe ëndrrën për të fituar trofe me Milanin, klubin ku iu bashkua me një kontratë njëvjeçare.

Pavarësisht se muajin tjetër feston 40-vjetorin, Modriç është i vendosur të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë dhe të japë maksimumin për skuadrën e re në Serie A.

I rritur si tifoz i Milanit, ai zbuloi se ka folur me Carlo Ancelottin, i cili i dha mbështetje për këtë hap të ri. Modriq theksoi se kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i trofeve janë synimet kryesore për sezonin.

“Dashuria për futbollin dhe pasioni më mbajnë ende në fushë,” tha Modriq, duke shtuar se familja mbetet gjithmonë prioriteti i tij numër një.

Luka Modriq vijon të jetë një shembull i profesionalizmit dhe jetëgjatësisë në futbollin elitë.



Read it all at Bota Sot