Tashmë është zyrtare: Benjamin Sesko është një lojtar i Manchester United.
Sulmuesi slloven ka firmosur deri në vitin 2030 me “Djajtë e Kuq”.
Manchester United ka kënaqësinë të konfirmojë se Benjamin Sesko i është bashkuar klubit, me kusht që të përfundojë regjistrimi. Slloveni ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2030.
Gjatë dy sezoneve të fundit, Sesko ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar nën moshën 23 vjeç në pesë ligat kryesore të Evropës. 22-vjeçari shënoi 21 gola dhe regjistroi gjashtë asiste për RB Leipzig gjatë sezonit të fundit.
Ai ka luajtur 41 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola për Slloveninë që kur u bë debutuesi më i ri i vendit të tij në vitin 2021”, shkruhet në njoftimin e klubit.