KF Arsimi sot debuton në Ligën e Parë

- Bota Sot

KF Arsimi sot debuton në Ligën e Parë

Skuadra e Arsimit të Çegranit sot do të shkruaj historinë, duke debutuar në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

KF Arsimi ndeshjen e parë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor do ta luaj ndaj Bashkimit në Kumanovë.

Edhe këta të fundit do të shënojnë rikthimin e tyre në elitë pas më shumë se 17 viteve. 

Dueli Bashkimi – Arsimi do të nis nga ora 17:30.

Ndërkohë në të njejtin termin do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër në kuadër të xhiros së parë ndërmjet Strugës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit.



Read it all at Bota Sot