Fjalët e para të Seskos si lojtar i ri i Man Utd

- Bota Sot

Fjalët e para të Seskos si lojtar i ri i Man Utd

Sulmuesi slloven, Benjamin Sesko ka treguar se ndihet i lumtur me transferimin te Manchester United, klub të cilin e ka cilësuar si historik.

Sot (e shtunë) gjatë ditës, Unitedi ka konfirmuar transferimin e Seskos nga RB Leipzig për një shifër që thuhet se shkon në 85 milionë euro së bashku me bonuse.

Pas nënshkrimit të kontratës, Sesko ka folur fjalët e para si lojtar i Unitedit, ku mezi pret t’ia filloj punës së bashku me skuadrën e re.

“Historia e Manchester United është padyshim shumë e veçantë, por ajo që më emocionon vërtet është e ardhmja”, ka thënë fillimisht Sesko.

“Kur diskutuam për projektin, ishte e qartë se gjithçka është në vend që kjo skuadër të vazhdojë të rritet dhe të garojë përsëri për trofetë më të mëdhenj së shpejti”.

“Që nga momenti që mbërrita, munda të ndjeja energjinë pozitive dhe mjedisin familjar që klubi ka krijuar. Është padyshim vendi i përsosur për të arritur nivelin tim maksimal dhe për të përmbushur të gjitha ambiciet e mia”.

Mezi pres të filloj të mësoj nga Ruben [Amorim] dhe të lidhem me shokët e ekipit për të arritur suksesin që të gjithë e dimë se jemi të aftë ta arrijmë së bashku”, përfundoi sulmuesi. 



Read it all at Bota Sot