Al Nassr dhe Bayerni kanë nisur bisedimet

- Bota Sot

Al Nassr dhe Bayerni kanë nisur bisedimet

Kingsley Coman mund të shkruajë së shpejti një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë larg Evropës.

Sipas Fabrizio Romano, anësori francez është në shënjestër të Al Nassr, një klub saudit që ka filluar tashmë bisedimet me Bayernin e Mynihut në lidhje me blerjen e tij.

Qëllimi është i qartë: të bashkohet Coman me Cristiano Ronaldon, duke ndërtuar një sulm edhe më konkurrues.

Pas gati dhjetë vitesh në Bavari, plot suksese në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, Coman mund t’i japë lamtumirën futbollit evropian.

Al Nassr tashmë i ka paraqitur një ofertë konkrete si lojtarit ashtu edhe klubit gjerman, dhe palët po punojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur.



Read it all at Bota Sot