Hajduku i Splitit mposhti Dinamon, reagon për herë të parë Adrion Pajaziti

- Bota Sot

Hajduku i Splitit mposhti Dinamon, reagon për herë të parë Adrion Pajaziti

Hajduk Split mposhti Dinamon me përmbysje në ndeshjen e parë të fazës së 3-të të Conference League.

Kjo sfidë ishte mjaft e veçantë për Adrion Pajazitin, i cili kishte përballë një ekip shqiptar.

Pikërisht futbollisti i Kombëtares ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Pajaziti shkruan se ndaj Dinamos ishte një fitore e rëndësishme dhe tashmë janë të fokusuar për duelin e kthimit. Gjithashtu falenderon tifozët për mbështetjen.

“Fitore e rëndësishme, të përqendruar për ndeshjen e javës tjetër.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!”, shkruan në postim talenti kuqezi, duke paralajmëruar dinamovitët për sfidën e kthimit..



Read it all at Bota Sot