Dy milionë euro për rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”

- Bota Sot

Dy milionë euro për rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”.

“Dje kemi nënshkruar marrëveshjen me sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, për rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në vlerë 2 milionë euro.

Projekti përfshin mbulimin e të gjitha tribunave dhe vendosjen e ndriçimit sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3), duke e bërë stadiumin sipas kritereve ndërkombëtare për zhvillimin e ndeshjeve futbollistike .

E falënderoj Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Çeku për mbështetjen e vazhdueshme për komunën tonë.

Urime sportistëve dhe tifozëve llapjanë!”, ka shkruar Bulliqi.



Read it all at Bota Sot