Është ndërprerë ndeshja e Premierligës ukrainase mes Kryvbasit dhe Metalist 1925.
Shkaku për këtë është se qyteti i Kryvyi Rih, ku po luhet ndeshja është bërë cak i sulmeve nga ushtria ruse.
Ndeshja u ndal në minutën e 25-të, kur gjyqtari njoftoi për pezullimin e saj.
Te klubi i Metalist 1925, luan edhe sulmuesi nga Kosova, Ermir Rashica ku bëri së fundi lëvizjen nga Skëndërbeu i Korçës.
Megjithatë ndeshja rifilloi përsëri dhe rezultati aktual është 0-0.