Valverde: Jam krenar që do ta vesh këtë fanellë edhe për një sezon tjetër

- Bota Sot

Valverde: Jam krenar që do ta vesh këtë fanellë edhe për një sezon tjetër

Fede Valverde foli për Real Madrid TV pas stërvitjes dhe diskutoi se si po shkojnë këto ditë të para të parasezonit:

"Shumë i lumtur, si gjithmonë. Krenar që jam rikthyer, për një sezon tjetër, duke veshur këtë fanelë dhe duke mbrojtur këtë stemë. Me të njëjtin entuziazëm si çdo vit për të fituar të gjitha titujt."

Si e shihni ekipin? “Të gjithë shokët e mi të ekipit kanë treguar se kanë punuar shumë gjatë pushimit.

Kjo është gjithmonë mirë për të shmangur dëmtimet dhe për të qenë më të mirë kur fillon sezoni.

Jemi shumë të lumtur që jemi rikthyer në stërvitje. Do të synojmë të gjithë titujt këtë vit.”

Parasezoni? "Duhet të shfrytëzojmë sa më shumë çdo stërvitje, çdo mëngjes ose pasdite që stërvitemi.

E dimë që është karburanti ynë për të gjithë vitin, për të mbledhur energji dhe për të qëndruar të përqendruar në atë që dëshiron trajneri."

Mbi çfarë po punoni këto javë? “Shumë taktika, mbi të gjitha. Po punojmë shumë për të bërë presion, për të qëndruar së bashku, për të luajtur shumë me topin dhe për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

Kanë ardhur lojtarë të rinj. Kemi pasur një turne në mes, por gjithashtu na mungon shumë koordinimi. Të jemi më të bashkuar kur mbrohemi dhe sulmojmë, kjo është ajo që po përmirësojmë tani.”

Të jesh kapiten? "Jam krenar që e vesh përsëri këtë fanelë dhe që jam një nga kapitenët. Është ëndrra që ka çdo fëmijë kur e do futbollin dhe fillon ta luajë këtë sport.

Sot, po e shfaq dhe po e shijoj me familjen time. Ndonjëherë është e vështirë të besohet se jam një nga kapitenët dhe figurat kyçe të këtij ekipi, por gjëja e rëndësishme është të shijosh çdo moment sikur të ishte i fundit." 



Read it all at Bota Sot