Man. United bën gati 70 milionë euro për zbulimin e madh të Serie A

- Bota Sot

Man. United bën gati 70 milionë euro për zbulimin e madh të Serie A

Paraditen e sotme, Manchester United zyrtarizoi transferimin e Benjamin Sesko nga Manchester United për 85 milionë euro, por “Djajtë e Kuq” nuk do mjaftohen me kaq. Mediat angleze raportojnë, se objektivi i radhës i Manchester United është zbulimi i madh i sezonit të kaluar në Serie A, Nico Paz.

“Djajtë” po përgatisin një ofertë 70-80 milionë euro për yllin e ri argjentinas, gjysmën e kartonit të tij e zotëron Real Madrid. Ruben Amorim po rindërton ekipin pas deshtimit të turpshëm të sezonit të kaluar dhe një nga emrat kryesorë që gjendet në listë për të rigjallëruar mesfushën është pikërisht Nico Paz.

Tottenham ofroi pak ditë më parë 40 milionë euro për argjentinasin, por që u refuzua. Përveç Man. United, është edhe Chelsea që po monitoron nga afër lojtarin dhe mund të bëjë një ofertë zyrtare në ditët në vijim.

Mesa duket, trajneri i Como, Cesc Fabregas, pati të drejtë kur tha pak kohë më parë “Nico ka një të ardhme të ndritur, ai mund të luajë për çdo ekip të nivelit të lartë në Evropë”.

Nëse nuk ndodh këtë verë largimi i tij nga Como, edhe pse oferta 70-80 milionë euro, duket shumë e vështirë për t’u refuzuar, verën e ardhshme, interesi për të do jetë shumë më i madh dhe sigurisht që do rritet edhe çmimi i tij në treg.



Read it all at Bota Sot