Nderohet para Manchester United - Fiorentina

- Bota Sot

Nderohet para Manchester United - Fiorentina

Momente emocionuese para ndeshjes miqësore Manchester United-Fiorentina, me Djajtë e Kuq, të përfaqësuar nga kapiteni Bruno Fernandes, duke nderuar David De Gea-n, portierin e skuadrës italiane që veshi fanellën e kuqe nga viti 2011 deri në vitin 2023, duke luajtur 545 ndeshje dhe duke fituar nëntë trofe.

Një interesim i veçantë dhe  dhe për Benjamin Sesko, sulmuesi i blerë së fundmi nga Leipzig për 85 milionë euro, i cili mori duartrokitje nga tifozët e tij të rinj.

Përsa i përket miqësores, në Old Trafford gjithçka u mbyll në barazim 1-1 .

Dhe më pas United fitoi 5-4 me penallti.

Sohm, në paraqitjen e tij të parë për Fiorentinën, zhbllokoi sfidën, ndërsa barazpesha u vendos nga autogoli i Gosens.



Read it all at Bota Sot