Debutimi historik për KF Arsimin, presidenti Amir Bilalli: Do të jemi shembull i një ekipi që luan me zemër

- Bota Sot

Debutimi historik për KF Arsimin, presidenti Amir Bilalli: Do të jemi shembull i një ekipi që luan me zemër

Në pritje të debutimit historik të Arsimit 1973 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, 52 vjet pas themelimit të saj, nga klubi theksojnë përkushtimin e tyre për lojë cilësore dhe përpjekjen për një përshtypje të mirë në duelin e sotëm kundër Bashkimit 1947.

Besojmë se do të jemi të gatshëm të jemi shembull i një ekipi që luan me zemër, respekt dhe dinjitet, dhe mbi të gjitha respekton kundërshtarin dhe promovon lojë fer dhe korrekte.

Vetëm me një qasje të tillë do t’u mundësojmë tifozëve dhe dashamirësve tanë të futbollit të shijojnë ndeshjet, ndërsa klubi ynë do të luftojë për rezultate pozitive me krenari dhe dinjitet”, tha presidenti i Arsimit, Amir Bilali për faqen e FFM-së.

Ndeshja midis Bashkimit 1947 dhe Arsimit do të luhet në orën 17:30 në stadiumin e Bashkimit.



Read it all at Bota Sot