Kastrati në Gjermani

- Bota Sot

Kastrati në Gjermani

Pas gati pesë vitesh te Cittadella, Elhan Kastrati, në moshën 28-vjeçare, ka vendosur të ndryshojë jetën e tij dhe të transferohet në Gjermani, duke nënshkruar zyrtarisht me Eintracht Braunschweig.

Portieri shqiptar, i cili luajti edhe për Pescara e Trapani, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin gjerman të Bundesligës 2, të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

“Mirë se vjen, Elhan Kastrati! Luanët kanë nënshkruar me portierin shqiptar, i cili kohët e fundit luajti në Serie B, me një kontratë deri më 30 qershor 2027.

Kastrati do të veshë menjëherë fanellën me numrin 13 për Eintracht. Është fantastike që je me ne, Elhan!”, njofton klubi.



Read it all at Bota Sot