Struga Trim Lum starton me fitore

- Bota Sot

Struga Trim Lum starton me fitore

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, ka startuar me fitore në edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Struga para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Makedonija GP. 

“Goli i parë në sezonin e ri vjen nga mbrojtja…

Maudo Jarjue shënoi golin e epërsisë ndaj Makedonija GP, ndeshje kjo e parë në sezonin e ri futbollistik 2025/26... 

Vlen të theksohet se në minutën e 42-të, sistemi VAR, që për herë të parë po aprovohet në elitën e futbollit vendor, anuloi golin e Bassirou Compaore”, - shkruan në faqen e FC Struga.

Golat i realizuan Maudo e Compaore.



Read it all at Bota Sot