Shkëndija e nis sezonin me fitore. Ramadani shënon golin e parë, rikthim në fanellën kuqezi në kampionat për Krasniqin e Muratin, ndërsa Zejnullai shënon pas rikthimit.
"Sezoni i ri 2025/26 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Shkëndijën, që mposhti Shkupin me rezultat 5:1 në Tetovë.
Arbin Zejnullai shënoi në rikthimin e tij në skenën vendore pas katër viteve, ndërsa Florent Ramadani realizoi golin e parë të sezonit të ri në elitën vendore.
Përballja solli edhe disa debutime zyrtare në kampionat. Portieri Baboucarr Gaye (me paraqitje të shkëlqyera më parë në eliminatoret e Champions League), mbrojtësi Imran Fetai (gjithashtu në formë të lartë në Evropë), si dhe mbrojtësi i majtë Numan Ajeti, i ardhur këtë verë nga Shkupi.
Ndërkohë, rikthimin në kampionatin vendor e shënoi edhe Endrit Krasniqi, i cili pas një sezoni në Kosovë u bashkua sërish me kuqezinjtë, si dhe Mevlan Murati që dje ishte titullar, pas disa sezoneve.
Shkëndija nis kështu sezonin me moral të lartë dhe një mesazh të qartë për objektivat e mëdha që ka përpara", shkruan në faqen e KF Shkëndijes.