Greqi, inflacioni arrin në 3.1 për qind

- Bota Sot

Greqi, inflacioni arrin në 3.1 për qind

Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit (IÇK) në korrik 2025 krahasuar me korrikun 2024 u rrit 3.1 për qind, njofton Autoriteti Statistikor ELSTAT në Athinë.

Në korrik 2024, shkalla vjetore e ndryshimit të IÇK ishte 2.7 për qind. IÇK në korrik 2025 krahasuar me qershorin 2025, u ul 0.4 për qind. Në korrik 2024, shkalla mujore e ndryshimit të IÇK ishte -0.7 për qind.

IÇK mesatare për periudhën dymbëdhjetë mujore nga gushti 2024 deri në korrik 2025, krahasuar me indeksin përkatës për periudhën gusht 2023 deri në korrik 2024, u rrit me 2.6 për qind.

Shkalla vjetore e ndryshimit të IÇK-së mesatare midis periudhës gusht 2023 deri në korrik 2024 në krahasim me periudhën gusht 2022 deri në korrik 2023 ishte 2.8 për qind, transmeton ANA-MPA.



Read it all at Bota Sot