Pedri për Dembelen: Është jashtëzakonisht i fortë

- Bota Sot

Pedri për Dembelen: Është jashtëzakonisht i fortë

“Ishte një tronditje kur Leo Messi u largua nga Barça. Unë luaja në Lojërat Olimpike dhe nuk mund ta besoja.

Gjithmonë ia pasoja topin Messit”. Largimi i Leo Messit nga Barcelona ishte një moment që e preku thellë Pedrin, mesfushorin e katalanasve, një nga lojtarët që bën pjesë në listën me 30 kandidatë për Topin e Artë.

Gjatë intervistës me L’Equipe, në lidhje me çmimin, ishte më e qartë se kurrë se do të jetë një betejë dypalëshe midis Lamine Yamal dhe Ousmane Dembelé, një francez dhe ish-shoku i tij i skuadrës.

“Lamine ka cilësi në situatat një kundër një, në vrapim, sa duket sikur mbrojtësi i parë që ai kalon nuk ekziston. Mendoj se ai luan për qejf dhe kjo duket në fushë. Dembele është shumë i fortë, i përdor mirë të dyja këmbët, ende nuk e kam kuptuar nëse luan me këmbën e majtë apo të djathtë. Ai është një lojtar që ka shënuar shumë këtë vit. Të dy kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm”.

Pedri analizoi gjithashtu mesfushën aktuale të Barcelonës dhe iu përgjigj krahasimit të bërë me treshen Xavi-Iniesta-Busquets: “Është e qartë se nuk jemi ende në nivelin e tyre.

Shpresojmë të arrijmë një ditë, sepse gjithçka që ata i kanë dhënë klubit dhe ekipit kombëtar ka qenë e pabesueshme. Po përpiqemi të jemi si ata në disa mënyra, por kemi ende shumë rrugë për të bërë”.



Read it all at Bota Sot