Gjendet mjet i pashpërthyer në “Parku i Lirisë” në Ferizaj, ndërhyn KFOR-i

- Bota Sot

Gjendet mjet i pashpërthyer në “Parku i Lirisë” në Ferizaj, ndërhyn KFOR-i

Një qytetar ka raportuar të shtunën pasdite për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në Parkun e Lirisë, në rrugën “Brahim Ademi” të Ferizajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe njësiti i deminimit i KFOR-it (EOD).

Ata kanë tërhequr mjetin e pashpërthyer.

Rasti po trajtohet, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.



Read it all at Bota Sot